Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës është pritur një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë dy Ministritë e Punëve të Brendshme, me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike të interesit të përbashkët.
Përmes një komunikate për media nga MPB, bëhet e ditur se theks i veçantë i është kushtuar nevojës për një dialog ndërinstitucional për zgjerimin e bashkëpunimit, përfshirë këtu fushën e sigurisë dhe të migrimit, si dhe bashkëpunimin policor.
Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi bilateral mes dy ministrive ka kontribuar në qëndrimin pozitiv të Francës për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, me ç’rast përfaqësuesit e MPB-së së Republikës së Kosovës i falënderuan delegacionin francez për mbështetjen e dhënë në këtë proces.
Ministria e Punëve të Brendshme shprehu gatishmërinë që në bashkëpunim me autoritetet franceze të shtohen veprimet e përbashkëta, shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fushën e migrimit, sigurisë, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimeve tjera./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...