Google ADS

MPB dorëzon vetura për shërbimet emergjente për tri komunat veriore

16:27 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të tre veturave për zyrtarët e departamenteve për zjarrëfikje për komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Sipas komunikatës nga MPB në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministri i punëve të Brendshme, Milan Radojevic, drejtori i AME-së, z. Fadil Kodra, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiç, Vucina Jakovic, Kryetari i Zveçanit si dhe zyrtarë të tri komunave.

Këto tri vetura i ka ndarë Agjencia për Menaxhim Emergjent për drejtoritë e Emergjencave, me qëllim të përmirësimit të shërbimit për qytetarët e asaj pjese.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen tri komunat veriore sa i përket aspektit të menaxhimit të emergjencave dhe për bashkëpunimin sa i përket nivelit lokal me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të ngjashme