Google ADS

MPB do të organizojë sot konferencën KosovaPar2023

08:00 | 22 Nëntor 2023
K.B

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot do të bëjë hapjen e Konferencës KosovaPar2023.

Siç bën të ditur njoftimi nga kjo Ministri, në këtë konferencë do të diskutohet për të ardhmen e Administratës Publike; për fleksibilitin, stabilitetin dhe digjitalizim e administratës.

Do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.

Konferenca do të mbahet në sallën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, dhe do të fillojë në ora 08:30./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme