Google ADS

MPB do të organizojë nesër konferencën KosovaPar2023

10:46 | 21 Nëntor 2023
K.B

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nesër do të bëjë hapjen e Konferencës KosovaPar2023.

Siç bën të ditur njoftimi nga kjo Ministri, në këtë konferencë do të diskutohet për të ardhmen e Administratës Publike; për fleksibilitin, stabilitetin dhe digjitalizim e administratës.

Do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla, dhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.

Konferenca do të mbahet nesër, më 22 nëntor 2023, në sallën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, dhe do të fillojë në ora 8:30./Arbresh.info/

Të ngjashme