Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetje të SEESAC dhe UNDP, po vazhdon aktivisht realizimin e fushatës kundër të shtënave festive “Festo me zemër dhe jo me armë”.
Që nga fillimi kësaj fushate me 30 qershor të këtij viti, janë realizuar një sërë aktivitetesh, me fokus-gupe të ndryshme që janë vlerësuar që mund të ndikojnë në parandalimin e të shtënave festive. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, MPB ka paraparë edhe përfshirjen e mediave si ndërlidhëse e prezantimit të aktiviteteve tek publiku i gjerë dhe si kategori e çmuar për informim të drejtë të kësaj problematike në shoqërinë tonë.
Me qëllim edhe të ngritjes së vetëdijes dhe promovimit sa më të mirë të kësaj fushatë gjithëpërfshirëse, MPB fton të gjitha mediat që t’i bashkohen thirrjes për realizmin e kronikës, lajmit, apo radio-lajmit, që ka të bëjë më parandalimin e të shtënave festive “Festo me zemër, jo me Armë”.
Pesë, kronikat, lajmet ose radio-lajmi do të shpërblehen nga MPB për gazetarët, përmes një fondi që ka ndarë SEESAC dhe UNDP për këtë aktivitet.
Çmimi i parë do të marr 700 euro;
Çmimi i dytë 500 euro;
Çmimi i tretë 300 euro;
Ndërsa çmimi i 3 dhe 4, do të jenë nga 250 euro./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...