Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes gjatë festimit me mjete piroteknike dhe mjete tjera të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, transmeton arbresh.info.
“MPB këshillon qytetarët që fishekzjarret dhe mjetet tjera piroteknike të përdoren vetëm nga të rriturit dhe këto mjete të u shiten vetëm personave të rritur. Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi i tyre lejohet prej datës 26 dhjetor deri me 2 janar”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të ruajtjes së qetësisë publike dhe mbrojtjes së kalimtarëve të rastit, përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, si dhe në mjetet e transportit të udhëtarëve.
“Luten qytetarët që pas blerjes së mjeteve piroteknike, të sigurohen që këto mjete të mos dëmtohen dhe të vendosen në vende të sigurta larg fëmijëve, si dhe ti përdorin sipas udhëzimeve të përdorimit”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Brendshme i uron qytetarëve të Republikës së Kosovës festat e fundvitit, si dhe një vit të mbarë e më të mirë se ky që po lëmë pas./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë