Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në veri.
E pranishme ishte edhe motra e njërit prej të dyshuarve për sulmin në veri, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.
Derisa po largoheshin nga Gjykata me kokën poshtë, ajo dëgjohet duke bërtitur.
“Këtu jam, rri i qetë dhe mos ke frikë”, tha ajo me ton të lartë të zërit.
Ndërsa dy të arrestuarit, pjesë e grupit terrorist që morën pjesë në sulmin e Banjskës janë larguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas përfundimit të seancës ndaj tyre.
Më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si
dhe u lëndua një tjetër.
Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Avokati dhe motra e serbit të arrestuar në Zveçan arrijnë tek Pallati i Drejtësisë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...