Vepra heroike e familjes Jashari përtej dhembjes ngjall krenari tash e 26 vjet. Në rrëfimin Hava Gashit, e bija e Shaban Jasharit, tregon se gjatë gjithë jetës në këtë familje kryefjalë ishte atdhedashuria.
Brenda dhomës ku kalon pjesën më të madhe të kohës, e ka të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.
Për më shumë se 2 dekada, Hava, e bija e Shabanit dhe motra e komandantit Adem Jashari i kujton çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.
Përshëndetja e fundit me Hamzën, sikur i la shije të idhët. Fisnikrija nuk e lë të nxjerr lot kur tregon se ashtu siç e ndjeu edhe ndodhi. Me vëllain nuk u pa më kurrë.
78 vjeçarja me krenari kujton se familjarët e saj gjithmonë ishin atdhetarë.
Ndonëse e ndjen mungesën e 20 anëtarëve të ngushtë që ranë heroikisht në Epopenë e 5, 6 e 7 marsit, ajo është e lumtur që familja u përtëri përsëri me më se 26 anëtarë./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...