Motoçikleta ia mori jetën edhe një 20 vjeçari në Gjakovë

17:52 | 5 Qershor 2018
M. A.

Mbrëmë në orën 19:00 në fshatin Osek Pashë të Gjakovës ka ndodhur një aksident ku lëndime ka pësuar drejtuesi i motoçikletës ndërsa ka vdekur personi që ishte në cilësinë e pasagjerit, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisê nga drejtuesi i motorit”, thotë tutje policia.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar se pasagjeri i cili ishte lënduar në aksident ka vdekur para 30 minutave. Mësohet se i ndjeri ishte 20 vjeçar.

Kohëve të fundit aksidente fatale kanë pësuar disa ngasës së motoçikletave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme