Motivet e paqarta të plagosjes në Vushtrri (Video)

20:23 | 30 Korrik 2017
Arbresh.info

Menaxheri i një kafiterie në Vushtrri nuk e kishte menduar se mund të shkrepte dikush armën drejt tij pa asnjë faj.

Agon Ferizi që u plagos mbrëmë po thotë se incidenti ndodhi aksidentalisht. Mirëpo, ndryshe po mendojnë në familjen e tij të cilët Agoni e cilësojnë si një djalë të urtë e të sjellshëm.

Pronarët e lokalit në Vushtrri, ku punon Agoni, nuk deshën të flasin para kamerës, por thanë se me personin që shtiu nuk ka pasur ndonjë konflikt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti përmes telefonit tha se për këtë rast kanë arrestuar një person dhe kanë konfiskuar një armë.

screenshot_2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme