Për të Enjten parashikohet fillimisht të ketë reshje kalimtare bore të karakterit lokal gjatë orëve të para të 24-orëshit, më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites do të pasohet nga sistemi i parë frontal, i cili do të sjellë kryesisht reshje shiu, lokalisht intensive, me mundësi që të përzihen me borë në ndonjë rajon, njofton Meteo Kosova.
Vonë në mbrëmje pritet të arrijë sistemi i dytë frontal, i cili do të sjellë kryesisht reshje të borës, lokalisht të dendura.
Reshjet gjatë kalimit frontal, pritet të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit, ndërsa në mbrëmje do të zhvendoset nga ai i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C./arbresh.info
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A