Moti sot, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

07:08 | 22 Gusht 2023
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme