Google ADS

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

09:48 | 9 Janar 2022
Arditë Shkodra

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës jugore të vendit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri në 6, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 6 deri në 12 gradë celsius.

Deri të martën moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme