Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

07:00 | 28 Shtator 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

Minimalja parashihet të lëviz ndërmjet 8-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme