Google ADS

Moti sot në Kosovë

07:57 | 15 Shtator 2018
A. B.

Edhe më tutje mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Ditën e shtunë një front i ftohtë, do të afrohet në pjesët veriore të rajonit, e që mund të krijoj mundësi për reshje lokale shiu kryesisht rreth viseve malore në perëndim të vendit.

15.09 – Mot i mirë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për reshje lokale shiu.

16.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

17.09-19.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Të martën në mëngjes nëpër lugina mundësi për mjegullinë apo mjegull.

Temperaturat e ajrit, do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 26C deri në 27C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-6m/s..

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë, mbi vlera normale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme