Moti sot në Kosovë

07:53 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.

Sipas institutit, shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehta, lagështia e ajrit mbetet e lartë dhe si pasojë e ndryshimeve fazore do të krijohen kushte që në orët e para të ditës të krijohen mundësitë për mjegull afatshkurte të radiacionit.

“Temperaturat minimale mbeten afërsisht të ngjajshme nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme