Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas Institutit, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull. Mjegulla do të jetë e qëndrueshme nëpër disa territore me lartësi dhe rrëzë maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
IHK thotë se do të fryjë erë nga jugperendimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare./arbresh.info/
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Shiu ekstrem përmbyt Mekën
Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napol...
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...
Transformimi i sektorit energjetik/ Rama: E gjetëm me humbje...
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes