Moti sot në Kosovë

07:33 | 4 Dhjetor 2023
L G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin normal të pjesëmarrësve në komunikacion, prandaj këshillohet për kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme