Google ADS

Moti sot me vransira dhe intervale me diell

07:06 | 28 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.

“Vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme