Google ADS

Moti sot me vranësira të pjesshme, temperaturat arrijnë 32 gradë

07:35 | 30 Korrik 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik j Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të pjesshme dhe me intervale dielli.

Në fusha termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë celsius, ndërsa ajo maksimalia pritet të lëviz ndërmjet 28 deri 32 gradë.

Era do të mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja, shpejtësia e të cilës mund të arrijë deri 4 m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme