Instituti Hidromteorologjik ka paralajmëruar se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditë së diele vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, gjatë vikendit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa
maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-32 gradë Celsius.
“Në viset malore do të ketë kushte tjera meteorologjike duke bërë që zhiva në termometër të lëvizë ndërmjet 9-24 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Derisa të shtunën janë regjistruar temperaturat maksimale deri 32 gradë Celsius, të dielën maksimalet do të ulen për 10 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi mbi 10m/s”, njofton IHMK.
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...