Google ADS

Moti sot, me vranësira e diell por i ftohët

07:23 | 10 Janar 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë në mes -2 dhe 0 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja, kryesisht e lehtë deri në mesatare.

Qyteti me temperaturën me të ulët për sot do të jetë Dragashi me -6 gradë Celsius, kurse qytetet me temperaturën më të lartë do të jenë Prizreni dhe Gjakova me -1 gradë Celsius./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme