Moti sot me intervale dielli e vranësira, pasdite parashihet të ketë reshje shiu

07:19 | 13 Mars 2024
E.H

Moti sot në vendin tonë do të jetë me intervale me diell e vranësira.

Sipas Prishtina Wather, reshje të dobëta shiu pritet të kalojnë në pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit.

Reshje shiu paraqiten edhe orëve të pasdites kryesisht të dobëta lokale. Nëpër vise malore priten edhe reshje dëbore.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 11 gradë celsius e 13 gradë celsius./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme