Google ADS

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë 31 gradë

06:58 | 22 Gusht 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme