Google ADS

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë 29 gradë celsius

07:24 | 6 Qershor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme