Moti sot me diell e vranësira, parashihet të ketë riga shiu dhe rrufe

07:18 | 18 Gusht 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të dendura.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme