Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë 31 gradë

06:55 | 4 Gusht 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik ./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme