Google ADS

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë 28 gradë

07:17 | 2 Qershor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti sot në vendin tonë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme