Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

06:57 | 15 Gusht 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme