Google ADS

Moti sot me diell dhe vranësira

07:21 | 16 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe i vranët.

IHK njofton se temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius se ditët tjera.

Temperaturat minimale ndërmjet -6 dhe -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 11 gradë.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, ka njoftuar IHK/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme