Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura maksimale arrin 23 gradë

07:00 | 2 Tetor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme