Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

06:55 | 24 Tetor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, në mëngjes në shum territore parashihet mjegull.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme