Moti sot me diell dhe me vranësira kalimtare

07:13 | 13 Mars 2022
Trina Galanxhi

Sot në vendim tonë do të mbajë mot me diell dhe vransira kalimtare.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielen.

Njoftimi i plotë:

Mot stabil në ditët e ardhshme, shumë ftohtë e me ngrica në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat në rritje.11.03.2022 – Në fundjavë dhe ditëve të para të javës në vijim, paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm. Kryesisht me kthjellime ditën e shtunë, ndërsa të dielen më shumë intervale me diell, dhe vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit me ngrica të theksuara.
Në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica. Të mërkurën do të ketë shtim të vransirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu.Kushtet e motit më stabil në ditët vijuese, nuk mundësojnë qarkullim të mirë ajror, e ndotësit ajror qëndrojnë më të përqëndruara pranë sipërfaqes, derisa indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta, të dielen edhe në shumë të dobëta, apo edhe jashtëzakonisht të dobëta.

12.03 – Ngrica në mëngjes. Kryesisht me kthjellime, ditën ftohtë, e pjesërisht vranët.
13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vransira kalimtare. Në mëngjes ngrica.
14.03 – Kthjellët dhe me diell. Ngrica orëve të mëngjesit.
15.03 – Kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
16.03 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielen, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.
Erërat do të fryjnë me intenzitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.
Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme