Google ADS

Moti sot, kryesisht i vranët dhe vende-vende me shi

07:07 | 3 Janar 2024
A Z

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndeti maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme