Moti sot, jostabil e me shkarkime rrufesh

07:16 | 11 Maj 2023
E.H

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë jostabil, i vranët dhe me intervale dielli.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Temperaturat do të lëvizin nga 7 gradë celsius deri në 18 gradë celsius./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme