Google ADS

Moti sot i vranët, parashihet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh

06:57 | 4 Shtator 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mot sot do të jetë kryesisht i vranët.

Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkimi rrufesh.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme