Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Sipas institutit, intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar. Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike”, thuhet në njoftim.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...