Moti sot i vranët dhe me shi, në viset malore parashikohet të ketë reshje bore

07:05 | 21 Nëntor 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme