Moti sot, i vranët dhe me intervale dielli

07:19 | 10 Maj 2023
E.H

Parashikimi i motit për sot në vendin tonë është pothuajse i njëjtë me atë të ditës së djeshme (e martë).

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe sot moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.

Temperaturat do të lëvizin nga 7 gradë celsius deri në 17 gradë celsius./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme