Moti sot i vranët dhe intervale me diell

07:07 | 21 Shkurt 2024
E.G

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë edhe reshje të pakta shiu.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 13°C./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme