Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media të premten njofton se gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, të shtunën me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa të dielën kryesisht i vranët dhe vende –vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...