Moti për sot, paradite me diell e pasdite me shi

07:09 | 24 Qershor 2023
K.B

Sot në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe vranësira.

MetoKosova njofton se pasdite pritet të ketë edhe reshje shiu.

“Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur lokalisht rrebeshe shiu, herë-herë rrëke dhe breshër të madh, të shoqëruara me shkarkesa të ashpërta rrufesh”, thuhet në njoftim

Era do të fryjë në drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 32°C./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme