Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se fillimi i javës sjell mot shumë të ngrohtë e kryesisht me diell.
Ndërsa, të mërkurën pritet rënie e lehtë e temperaturave, e mundësi për të reshura shiu.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (10 – 14 maj 2021)Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën do të ketë më shumë rreze dielli. Nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë deri me datë 17 maj, kur pritet një ndryshim pak sa më i theksuar i motit. Kushtet agrometeorologjike deri më tani nuk paraqiten të mira për shkak të thatësisë, por reshjet edhe ashtu të pakta që po parashihen do ta zbusin ketë situatë të krijuar agrometeorologjike. Indeksi UV do të jetë i lartë, kështu që këshillat e IKSHP që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkt të diellit, mbesin në fuqi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./arbresh.info/
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...
Forumi i Rinisë së LDK-së dorëzon kallëzim penal në Prokuror...
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...