Google ADS

Moti për sot me diell dhe vranësira

07:02 | 9 Shtator 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu.

Sipas IHMK-së, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius.

Gjatë ditës të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. Kjo javë do të jetë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme