Google ADS

Moti për sot, me diell dhe vranësira

07:36 | 12 Gusht 2023
Diellza Gashi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, gjatë ditës së shtune pritet që të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, përcjell Arbresh.info.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme