Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht i vranët.
Siç njofton IHMK, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu.
Ndërsa, temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius..
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius”, bën të ditur njoftimi nga IHMK.
IHMK njofton gjithashtu se kushtet agrometeorologjike janë përmirësuar shumë pas këtyre reshjeve të fundit të cilat përfshinë gjithë territorin e Republikës.
Sasitë e reshjeve të regjistruara në disa qendra të rrjetit meteorologjik të Kosovës ishin me sa vijon:
Junik 159mm, Gadime 91mm. Ferizaj 90mm, Kamenicë 62mm, Podujevë 60mm, Mitrovicë 50mm, Prizreni, Peja dhe Prishtina 45mm dhe Malisheva me 43mm ose litër për metër katrorë.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-13m/s./Arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...