Moti për sot dhe tërë javën

07:43 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Fusha të presionit të ulët nga deti i Zi dhe nga Atlantiku do të bashkohen mbi rajonin tonë, ku gjatë ditëve të para të javës, do të krijojnë kushte për mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe zhvillime të shtrëngatave.

Ndërsa masa të ftohta ajrore do të zbresin lehtë temperaturat, por kryesisht rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore

Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.

Nesër Kosova do të ketë mot kryesisht me vransira. Gjatë ditës me reshje lokale shiu, e në pjesët lindore të vendit mundësi për bubullima. Në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të qëndrueshme, vende-vende edhe më intenzive.

E mërkura dhe e enjtja do të shënojnë mot pjesërisht të vranët, me intervale më të gjata me diell. Të mërkurën pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu. E premtja, si fundi i javës, do të ketë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin nga 11C deri në 7C, e ato maksimale do luhaten nga 19C deri në 23C

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme