Moti për sot

06:57 | 21 Mars 2024
K.B

Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës.

Orët e mëngjesit do të jenë me acar.

Siç njofton MeteoKosova, era do fryjë nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej -4 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme