Në fundjavë më ngrohtë, të shtunën vranësira dhe diell. Nga e diela sërish me reshje lokale shiu dhe bubullima.
12.06.2020 – Ditën e shtunë fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu parashihet të sjellin situatë pak më stabile sinoptike, me mundësi më të vogla për të reshura, edhe pse gjatë ditës do të ketë vranësira. Ndërkohë masa më të ngrohta ajrore që do të depërtojnë nga Afrika veriore do kushtëzojnë mot më të ngrohtë
Nga dita e diel dhe në fillim të javës së ardhshme, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku, sërish do të fillojnë të shtrihen mbi rajon. Nën këto kushte parashihet të mbajë mot jostabil dhe i ndryshueshëm, e orëve të pasdites me reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.
13.06 – Shumë ngrohtë, intervale me vransira dhe diell. Vende-vende mundësi për riga shiu.
14.06 – Shumë ngrohtë. Paradite intervale me diell. Ditën vransira lokale, e pasdite më vonë reshje lokale shiu me bubullima.
15.06 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.
16.06 – Ngrohtë, paradite intervale me diell. Pasdite kryesisht me vransira dhe zhvillime të shtrëngatave me shi.
17.06 – Ngrohtë, kryesisht me vransira dhe me zhvillime të shtrëngatave me shi.
Temperaturat do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 11C deri 13C, e maksimalet nga 23C deri 28C.
Era do të fryejë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres pak nën vlera normale.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA