Prishtina Weather ka njoftuar se në fillim të kësaj jave do të ketë mot të qëndrueshëm, me diell e vranësira. Nga e enjtja, pritet të fillojnë reshjet e shiut.
Edhe java e tretë e muajit nëntor, nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim të theksuar të situatës sinoptike mbi vend. Do të mbetet mot i qëndrueshëm, ditëve të para me diell e vransira, orëve të mëngjesit ditën e hënë edhe me mundësi për mjegull në ultësira.
Të enjten pasdite dhe në mbrëmje shfaqen mundësi për reshje të dobëta shiu, por që pas mesnate pushojnë.
Fuqizimi i erës ditëve të para të javës mund të zbusë pak situatën e përkeqësuar me cilësinë e ajrit, pasi që indeksi i cilësisë së ajrit pasditen e së hënës dhe të martën, do të jetë edhe në vlera mesatare apo edhe të pranueshme. Nga dita e mërkurë sërish pritet përkeqësim, me mungesë të erës, ku indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
16.11 – Paradite më shumë vransira, e pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.
17.11 – Kryesisht me diell, e vransira kalimtare më vonë.
18.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
19.11 – Kryesisht me vransira, pa të reshura, e gjatë ditës intervale me diell.
Temperaturat minimale luhaten nga 0C deri 4C, e maksimalet në një rënie graduale e luhaten ndërmjet 10C e 13C.
Ditëve të para do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e juglindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të rritura mbi normale./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...